PSG “blindon” Kurzawan deri në vitin 2024

PSG “blindon” Kurzawan deri në vitin 2024

Një ditë para skadimit të kontratës së tij me PSG-në, vjen lajmi pozitiv për tifozët parizienë dhe sigurisht i hidhur për për ata që do të donin ta shihnin në radhët e ekipeve të tyre në vjeshtë, përfshirë Juventusin.

Layvin Kurzawa do të mbetet pjesë e kampionëve të Francës të paktën deri në vitin 2024. PSG me një njoftim zyrtar konfirmoi atë që ishte thënë gjatë ditëve të fundit, duke rinovuar zyrtarisht kontratën e Kurzawas deri në vitin 2024.

I lindur në vitin 1992, anësoi francez shkëlqeu fillimisht me Monacon përpara se të bashkohej me PSG-në në vitin 2015.