Pse nuk u arrit marrëveshja mes PSG-së dhe Allegrit, mësohet arsyeja

Pse nuk u arrit marrëveshja mes PSG-së dhe Allegrit, mësohet arsyeja

Mësohet arsyeja pse nuk u arrit marrëveshja mes PSG-së dhe Allegrit.

Trajneri Masssimiliano Allegri, ishte zgjedhja e parë për PSG-në pas shkarkimit të Thomas Tuchelit.

“La Parisien” ka raportuar se ish trajneri i Milanit dhe Juventusit ishte në kreun e listës.

PSG-ja vendosi të ndajë rrugët me Tuchel pas rezultateve jo të mira, kurse Mauricio Pochettino tani thuhet se ka arritur marrëveshje.

Sidoqoftë, drejtori sportiv Leonardo kishte biseduar me Allegrin, por paga e lartë e kërkuar nga tekniku italian bëri që të mos arrihet ndonjë marrëveshje.

Allegri kërkoi rreth 12 milionë euro dhe kjo e detyrojë drejtorin sportiv të shikojë tjetër trajner, ndërsa ka arritur marrëveshje me Pochettinon.

TAGS