“Pse nuk i bën të pasmet?”, ja ç’përgjigje i ktheu Armina Mevlani ndjekësit

“Pse nuk i bën të pasmet?”, ja ç’përgjigje i ktheu Armina Mevlani ndjekësit

Armina Mevlanit i kanë vënë shpesh në dukje faktin se ajo ka një ngjashmëri të madhe me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.


Së fundmi, Armina zhvilloi një bisedë virtual me ndjekësit në ‘Instagram’, ku një prej tyre i sugjeroi të bëjë një ndërhyrje në të pasme, që të duket si Georgina. “Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar dikush Arminës.

Dhe përgjigja e saj ishte kjo: “1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë ‘must’

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”

TAGS