Pse është single? Bora Zemani e paska një arsye të fortë

Pse është single? Bora Zemani e paska një arsye të fortë

Ditët e fundit, është përfolur kudo në mediat rozë për një lidhje të mundshme të moderatores Bora Zemani me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e “Përputhen”, programin që vetë Bora drejton.


Madje, në rrjet qarkulloi edhe një video e tyre, ku ata shiheshin në një lokal duke diskutuar, që u konsiderua si një konfirmim për lidhjen mes tyre, mirëpo moderatorja reagoi, duke hedhur poshtë thashethemet e duke sqaruar se videoja ishte bërë gjatë turit të “Pëeputhen” gjatë verës.

Ndërkohë, sot ajo ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, në Top Channel, nga ku ka pranuar se është totalisht single. Bora u shpreh se është e angazhuar me shumë punë dhe koha që mbetet jashtë punës do mbetet për Arborin, djalin e saj, i cili ndodhet në klasën e dytë.

“Jam single. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër”, tha moderatorja, duke argumentuar se nuk i mungon një partner, sepse nëse do t’i mungontë do ta kishte gjetur.

Bora shtoi se është pak e vështirë të gjesh një partner të plotësuar, ashtu siç vetë ajo është, një businesswoman, moderatore e suksesshme dhe e devotshme, dhe shtoi se shpesh partnerët nuk të bëhen krah, dhe kërkojnë gjithmonë të jënë “burri”, pa e ditur shumë mirë se çfarë nënkupton roli i burrit.

TAGS