Protesta për 25-vjeçarin/ “Nuk e ndjeva të dal”, Stresi i kthehet moderatores: Kur flet dhe ti që të vjen era…

Protesta për 25-vjeçarin/ “Nuk e ndjeva të dal”, Stresi i kthehet moderatores: Kur flet dhe ti që të vjen era…

Ish-moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar ditën e djeshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.



Me anë të një postimi në ‘Instastory’, ish-moderatorja shprehet se ajo nuk ishte pjesë e protestuesve e kjo jo sepse nuk mundej, por nuk e ndjeu të ishte pjesë, pasi minimalisht i duhej dhënë kohë familjes t përcillnin djalin e tyre të qetë.

“Disa prej jush po më pyesin a isha në protest… Si rrallëherë unë në këtë protest nuk isha e jo se nuk mundesha, por se nuk e ndjeva të dal!!! Nuk e ndjeva të dal sepse minimalisht I duhej dhënë kohë famijes e njerëzve të afërt ta përcillnin të qet djalin e tyre… Pastaj të dilnim si hyena duke protestuar, si gjithmonë në mënyrën e gabuar dhe qëllimet e gabuara!! Duhet ta kishit kuptuar tashmë që protestat në Shqipëri, sidomos ato që përshkallëzojnë në dhunë, s’janë mënyra e duhur për të sjellë ndryshimin, përkundrazi.

Ne si fillim duhet të kërkojmë falje te vetja çdo ditë, duhet të revoltohemi e të protestojmë me veten, të kërkojmë moralin njerëzor te vetja dhe pastaj atë shoqëror”, shkruan ndër të tjera moderatorja.

Pas kësaj deklaratë të Einxhel, ka ardhur një reagim nga reperi i njohur Stresi, i cili shkruan se “ Më vjen keq që të jap mundësinë me repliku por dijeni që jeni turp i Tiranës”.

TAGS