“Problemi i Pogba është Man Utd, kjo skuadër do ta shkatërronte edhe Maradonën me Pelen”

“Problemi i Pogba është Man Utd, kjo skuadër do ta shkatërronte edhe Maradonën me Pelen”
21:11 | 31 Dhjetor 2019

Mino Raiola ka ‘shpërthyer’ ndaj Manchester United, për mënyrën se si po trajtohet Paul Pogba.

Agjenti i njohur ka thënë se problemi i vetëm i Paul Pogba është Manchester United.

Sipas tij, kjo skuadër do të shkatërronte edhe lojtar si Diego Maradona dhe Pele.

“Problemi më i madh i Pogba është Manchester United”, ka deklaruar Raiola, përcjell lajmi.net.

“Është një klub që ka humbur plotësisht kontaktin me realitetin dhe nuk ka vizion. Unë nuk do të dërgoja asnjë nga lojtarët e mi atje, dhe mendoj se ata do të shkatërronin edhe lojtarë si Maradona dhe Pele”.

“Paul ka nevojë për një klub të shëndetshëm, siç ishte Juventus”./Lajmi.net/

TAGS