Pritjes i erdhi fundi: Nesër ylli i madh kryen testet mjekësore në San Siro

Pritjes i erdhi fundi: Nesër ylli i madh kryen testet mjekësore në San Siro

Milan gjatë kësaj jave pritet të zyrtarizojë transferimin e sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Siç raporton SportMediaset, ardhja e Olivier Giroud në Milano pritet ndërmjet sot dhe nesër: francezi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me mundësi për një sezon tjetër, përcjell ORAinfo.

Një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro neto plus bonuse është gati për francezin.

Marrëveshja me Chelsea është gjetur (britanikët do të marrin një kompensim prej dy milionë eurosh), vetëm detajet e fundit burokratike mungojnë dhe më pas pritet zyrtarizimi i tij. /ORAinfo/

TAGS