Prishtina mposht Drenicën, vazhdon gara e nxehtë për titull

Ka përfunduar ndeshja në mes të Prishtinës dhe Drenicës.
Prishtina dhe Drenica janë përballur në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë shënuar fitore me shumë mund ndaj drenicasve, duke i mposhtur, 2 me 1, raporton lajmi.net.
Prishtina fillimisht kaloi në epërsi me anë të Armend Thaçit, që shënoi në minutën e 27′-të, ndërsa Mario Morina e dyfishoi epërsinë (45′), ku me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Drenica arriti të këndellej në pjesën e dytë, duke e ngushtuar epërsinë e Prishtinës në 2 me 1 me anë të Osman Meziut, që shënoi në minutën e 61′-të.
Ky gol i drenicasve nuk u ndihmoi shumë, pasi Prishtina i mori tri pikë tejet të rëndësishme në “Fadil Vokrri”.
Pas xhiros së 29-të, Prishtina gjendet në vendin e dytë me 68 pikë, po aq sa ka edhe Feronikelin në të parin, fal golaverazhit më të mirë. /Lajmi.net/
[embedded content]