Prioriteti i Barcelonës në merkaton e verës

Prioriteti i Barcelonës në merkaton e verës
17:18 | 13 Tetor 2019

Pozicioni i vetëm i Barcelonës që mund të forcohet në vitin e ardhshëm kalendarik është faza defanzive në të djathtë.

Bordi dhe stafi trajner i ‘Blaugranëve’ tashmë po mbajnë shumë vëmendjen në tregun e transferimeve, megjithëse ata pohojnë se skuadra është mjaft e fortë për të garuar deri në sezonin 2020/2021.

Asnjë nënshkrim nuk pritet të bëhet në dritaren e transferimit të janarit pasi skuadra katalanase ka besim se ata sollën lojtarë me cilësi në verë, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, kur Sergi Roberto konsiderohet mesfushor nga Ernesto Valverde, Nelson Semedo është zgjedhja e parë e trajnerit në të djathtën

Moussa Wague është një tjetër lojtar që mund të mbulojë portugezin, por ish-lojtari i Bilbaos nuk po i jepen shumë minuta. /Lajmi.net/ 

TAGS