“Princesha e vëllaut tonë” nga Shyhretja dhe Engji, ‘tending’ në këtë shtet

18:47 | 8 Nentor 2019
Foto: Instagram
18:47 | 8 Nentor 2019
Kënga e re e Shyhretes dhe Engjit po pëlqehet shumë nga fansat e tyre.
Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu dy ditë më parë publikuan këngën “Princesha e vëllaut tonë”, shkruan lajmi.net.
Kënga e tyre ka marrë mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube, ndërsa është në listën e këngëve ‘trending’ në Zvicër.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Engjëllusha, përmes një postimi në Instagram, ku falënderon bashkatdhetarët që i përkrahin vazhdimisht.
“Video me e re nga Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Trending ne Zvicer, faleminderit te gjithe bashkatdhetareve tane qe vazhdojne te na njekin”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/
[embedded content]