Një ukrainase, është nën hetim nga FBI-ja. Ajo shpesh ishte bërë pjesë e organizimeve të festive të ish-presidentit Donald Trump, në Mar-a-Lago.
Gjithashtu Inna Yashchyshyn, 33-vjeç pretendonte se ishte pjesë e familjes së famshme Rothschild.
Yashchyshyn, me origjinë ukrainase, përdori emrin e Anna de Rothschild Ndërkohë hetimet janë zhvilluar nga Pittsburgh Post-Gazette dhe Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) .
Zyra e FBI-së në Miami dhe një forcë policore kanadeze po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të Yashchyshyn.
Ajo gjithashtu është fotografuar me Trump në fushën e tij të golfit.