Presidenti i Juves i reagon Dybalas për rinovimin e kontratës

Presidenti i Juves i reagon Dybalas për rinovimin e kontratës

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i është kundërpërgjigjur Paulo Dybalas rreth rinovimit të kontratës.

Ai shënoi golin e parë në Serie A këtë sezon kundër Genoas të dielën dhe pas ndeshjes, tha se Juve ende nuk i ka ofruar kontratë të re: “Agjenti im ka qenë në Torino për një kohë të gjatë dhe ai kurrë nuk është telefonuar”.

Ai më pas tha se është i zhgënjyer me gjithçka që po flitet pasi kjo, mund t’i shtyjë tifozët të mashtrohen dhe të humbasin dashurinë për të, derisa sipas tij, e dinë të gjithë se sa i do ata dhe Juventusin.

E menjëhershëm ka qenë përgjigja e Agnellit, që madje tha se Dybala e ka në tavolinë kontratën që do ta bënte atë në mesin e më të paguarve në botë.

“E kam dëgjuar çfarë tha Dybala, është pjesë e punës sime. Lajmi i mirë është goli (që shënoi). Paulo ka pasur kohë të vështira pas COVID-19. Me kënaqësi e dëgjova për dashurinë që ka për Juven. Ne e shohim atë si kapitenin e së ardhmes. E di se ai tashmë ka pranuar një propozim që do ta bënte atë në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në Evropë. Po presim për përgjigjen e tij, dhe më e rëndësishmja është që ai të përgjigjet edhe në fushë. Të gjithë duam që ai të bëhet njëri prej pesë futbollistëve më të mirë në Evropë, ende nuk është në mesin e tyre dhe është i vetëdijshëm për këtë”, deklaroi Agnelli.

TAGS