Një nga futbollistët e Barcelonës, Oriol Romeu, ishte shumë pranë kalimit te Beshiktashi në janar, por në fund ndryshoi mendje.
Arsyen e zbuloi vetë presidenti i klubit turk, Hasan Arat. Ai ka treguar se vetë lojtari nuk kishte dyshime për projektin sportiv, por kishte pranuar mendimin e gruas.
“Unë telefonova Laportën në ditët e kaluara dhe i thashë të na dhuronte Romeun.
Ai ra dakord dhe kishim gjetur një akord total edhe me futbollistin. Por pastaj ndodhi që guraje tij pa lajmet për sulmin në kishën katolike në Turqi dhe bëri që të dështonte transferimi”, zbuloi Arat për mediat turke.
Ngjarja i përket datës 28 janar, kur dy persona u bënë protagonistë në një sulm me armë në një kishë në Stamboll, gjatë meshës së të dielës. Ata hynë në kishë të maskuar duke hapur zjarr mes 40 personave të pranishëm, duke vrarë një 52-vjeçar.
Të dy personat në fjalë dyshohet nga autoritetet turke se kishin lidhje me ISIS.