Presidenti i Bayern, Hoeness, po tërhiqet nga klubi

Presidenti i Bayern, Hoeness, po tërhiqet nga klubi
23:41 | 29 Gusht 2019

Presidenti i skuadrës më të madhe në Gjermani, Bayern Munich, po planifikon të largohet nga klubi.

Uli Hoeness tash e sa javë po lidhet me spekulime për largimin e tij nga posti i presidentit të klubit, dhe këto zëra tashmë po konfirmohen.

Ish lojtari i Gjermanisë Perëndimore nuk do të kërkojë të rizgjidhet në postin e presidentit, ka konfirmuar bordi i Bayern, transmeton lajmi.net.

Hoeness do të mbetet në këtë pozitë deri në takimin e ardhshëm të bordit drejtues, takim i cili është caktuar për datën 15 nëntor.

Bayern përndryshe ka konfirmuar përmes një deklarate se Hoeness do të vazhdojë të jetë anëtar i bordit drejtues deri në nëntorin e viti 2023. /Lajmi.net/

TAGS