Presidenti Erdogan takohet me delegacionin e MATUSITEB

Presidenti Erdogan takohet me delegacionin e MATUSITEB

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pranuar në një takim delegacionin e udhëhequr nga kryetari i Lidhjes Turke të Organizatave Qytetare në Maqedoni (MATUSITEB), Hysrev Emin.
Në takimin që u mbajt të premten në mbrëmje në selinë e Partisë AKP, po ashtu ishin prezentë ish kryetarët e MATUSITEB, Sylejman Baki dhe Tahsin Ibrahim.
Presidenti Erdogan nga delegacioni i MATUSITEB mori informacion të shkurtë për regjistrimin që do të mbahet në prill në Maqedoninë e Veriut.
Në takim është diskutuar edhe për gjendjen e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut. (SHENJA)