Prej vitesh e lidhur me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga në pritje të ëmbël

Prej vitesh e lidhur me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga në pritje të ëmbël

Pas plot 3 vitesh lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxha, këngëtarja e dashur për publikun Çiljeta Xhilaga është në pritje të ëmbël.



Mësohet se Çili është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mjaft mirë. Kujtojmë këtu që Albani dhe këngëtarja kanë 2 djem nga martesat e mëparshme. Ky do të jetë fëmija i parë që ata do të kenë së bashku, shkruan PanoramaSport.

Edhe pse është përfolur shumë për lidhjen e portierit të Partizanit me Çiljetën, çifti vendosi më në fund, për të lidhur jetën së bashku dhe për të krijuar një familje.

Çiljeta ende nuk ka reaguar për lajmin e bukur, por me siguri fakti që do të bëhet nënë për herë të dytë e bën të ndihet në qiellin e shtatë. Ne i urojmë shtatzani të mbarë Çiljetës.

TAGS