Pozon me veshje kombëtare Afrona Dika: Jam lind e rrit në Zvicër, por traditat shqiptare i kam në zemër

Pozon me veshje kombëtare Afrona Dika: Jam lind e rrit në Zvicër, por traditat shqiptare i kam në zemër

Afrona Dika pozon me veshje kombëtare: Jam lind e rrit në Zvicër, por traditat i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare.

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, pavarësisht faktit se është rritur jashtë vendit, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj.

Këtë e dëshmon edhe fakti se së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur me veshje kombëtare.

Ajo ka pozuar me jelekun e famshëm të qendisur me arë, që është karakteristikë e veshjeve tradicionale shqiptare.

Disa nga këto fotografi, Afrona i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar me krenari që është shqiptare, ani pse është lindur e rritur në shtetin helvetik.

“Jam lindur dhe rritur në Zvicër , por traditat shqiptare i kam në zemër dhe mburrem që jam shqiptare”, ka shkruar Afrona Dika në Instagram.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.

Afrona përndryshe këto ditë është duke i shijuar bashkë me bashkëshortin e saj, Bleron, dhe vajzën e tij, Tara, në Zvicër.

TAGS