Postoi videon e të atit teksa e ushqente në spital, Morena Taraku: Ai po ia del më së miri

Postoi videon e të atit teksa e ushqente në spital, Morena Taraku: Ai po ia del më së miri

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Morena Taraku postoi një video në llogarinë e saj ‘Instagram’, ku shfaqej teksa ushqente në atin në spital.





“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”- shkruante Morena krahas videos.

Ndërsa pak minuta më parë, përmes një statusi në ‘Instastory’ këngëtarja tregoi se video-ja ishte e një viti më parë, teksa shton se gjendja shëndetësore e babait të saj tashmë është shumë mirë.

“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë. Ai është shkëlqyeshëm dhe po ia del më së miri!”- shkruan Morena.

TAGS