Portieri më i mirë në botë nga FIFA, publikohet lista finale me tre kandidatë

12:41 | 2 Shtator 2019
12:41 | 2 Shtator 2019
Është publikuar lista finale me tre kandidatë për çmimin ‘Portieri më i mirë në botë’ që jepet nga FIFA.
Alisson (Brazil/Liverpool), Ederson (Brazil/Liverpool) dhe Marc-Andre Ter Stegen (Gjermani/Barcelona) janë kandidatët që do synojnë fitimin e ‘Dorëzës së Artë’.
Mbrëmja gala e ‘FIFA Best Awards’ do të mbahet më 23 shtator, përcjell lajmi.net.
Portieri i Liverpoolit është favoriti absolut për ta rrëmbyer këtë çmim.
Ish-gardiani i Romës fitoi ditë më parë edhe çmimin si ‘Portieri më i mirë në Evropë’ nga UEFA. /Lajmi.net/