Pogba në verë largohet nga Mancehster Unitedi

Pogba në verë largohet nga Mancehster Unitedi

Paul Pogba në verë do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba do largohet në verë.

Francezi ka humbur vendin në formacionin bazë, derisa agjenti Mino Raiola gjithashtu ka konfirmuar se lojtari është i hapur që të largohet sa më parë.

Romano gjithashtu i është bashkuar këtij debati, duke zbuluar se Reali nuk do bëjë asnjë transferim në janar, kurse Juventusi e PSG-ja nuk duan të shpenzojnë 100 milionë euro për francezin këtë afat dimëror.

“Mendoj që Pogba do qëndroj. Është vështirë që në janar të këtë klube si PSG, Real Madrid dhe Juventus që nuk do shpenzojnë 100 milionë euro për të nënshkruar tani me Pogban”.

“Tani është vërtetë e komplikuar për Juventusin dhe Real Madridin sepse Reali nuk do transferojë asnjë lojtarë në janar, nuk pres që PSG të vijë në janar”.

“Pogba do qëndroj, ai respekton Manchester Unitedin dhe trajnerin. Verën e ardhshme do ta kemi Pogban në merkato”.

Favorit thuhet se është Juventusi, meqenëse Reali e ka bërë prioritet transferimin e Eduardo Camavingas nga Rennes.

TAGS