Pochettino ia bën këtë të keqe Barcelonës

Pochettino ia bën këtë të keqe Barcelonës

Pochettino ‘injoron’ Barcelonën.

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino thuhet se favorit një lëvizje te Manchester Unitedi përpara Barcelonës.

Pochettino është tash e gati një vit i papunë pasi është shkarkuar nga detyra e trajnerit te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, emri i tij ka qenë shumë i lakuar gjatë kësaj kohe dhe Pochettino është lidhur me një numër të madh skuadrash.
Sipas mediumit anglez Daily Star, trajneri argjentinas ka vendosur tashmë për klubin e tij të ri që do ta menaxhoj.

Pochettino u ofertua dy herë nga Barcelona për marrjen e detyrës së trajnerit, por ai thuhet se e refuzoi, pasi po pret që puna te Unitedi të bëhet e disponueshme.

Ish-trajneri i Spurs konsiderohet favorit për të marrë përsipër detyrën e Ole Gunnar Solskjaer në Old Trafford nëse norvegjezi do të shkarkohet.

TAGS