Po transferohet te PSG ose Man City, deklarohet Messi

Po transferohet te PSG ose Man City, deklarohet Messi

Messi “mohon thashethemet” se ai po tenton kalimin në PSG ose City.

Messi ka mohuar thashethemet për një transfer në PSG dhe Manchester City, me yllin e Barcelonës që do të pret fundin e sezonit për të vendosur për të ardhmen e tij

Portali Goal ka dhënë një lajm ekskluziv ku ka mësuar se sulmuesi argjentinas nuk ka folur me askënd nga kampionët e Ligue 1 dhe se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Lionel Messi nuk ka pasur asnjë kontakt me askënd nga PSG, Manchester City apo me ndonjë klub tjetër, pavarësisht thashethemeve që e kanë rrethuar për të ardhmen e tij dhe do të pret deri në fund të sezonit për të vendosur se a do të qëndrojë në Barcelonë, apo të largohet, ka mësuar Goal nga burimet e sigurta.

Kontrata e Messi skadon në verë dhe ai është lidhur me disa nga klubet kryesore në Europë, sidomos me Kampionët e Ligue 1 dhe liderët e Premier Ligës.

Megjithatë, bisedimet e ndonjë diskutimi për kalim në PSG janë të pamatura, pasi që Messi nuk ka kontakte me klubin francez dhe nuk ka folur me asnjë lojtarë të tyre apo trajnerin e ri, Mauricio Pochettino. Po ashtu, ai nuk ka asnjë kontakt me Man Cityn – që menaxhohet nga ish trajneri i Barçës Pep Guardiola – apo me ndonjë skuadër tjetër.

Në vend të kësaj, Messi do të pret deri në fund të sezonit për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe a do ta vazhdojë apo jo kontratën me Barcelonën, në të cilin klub ai e ka kaluar tërë karrierën profesionale.

Goal mëson që Messi është i lodhur me spekulimet konstante mediale dhe ka thënë se do të jetë ai i cili do të flet në fund të sezonit ku do të tregon se ku do të luajë në sezonin 2021-22 dhe askush tjetër.

Ai për momentin është i lirë të flet me klubet jo spanjolle, me kontratën e tij që skadon në verë – lojtarët në fund të kontratës mund të flasin me skuadrat jashtë vendit nga 1 janari – megjithatë Messi nuk dëshiron ta bëj këtë.

Messi ka qenë në qendër të spekulimeve që prej verës së kaluar, kur ai kishte provuar që të lirohet nga kontrata e tij me Barcelonën duke aktivizuar një klauzolë që e lejonte atë të largohej pa para nga klubi.

Megjithatë, ai nuk e aktivizojë klauzolën në kohë dhe pas disa javëve thashetheme, Messi kishte treguar për Goal që do të qëndronte në Barcelonë edhe për sezonin 2020-21.

Tashmë ka edhe më shumë paqartësi, pasi që kjo ka sjell zgjedhjet presidenciale në Barcelona, pas dorëheqjes se Josep Bartomeu me të cilin Messi kishte marrëdhënie të tensionuara.

Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font janë tre kandidatët për President, megjithatë Goal ka mësuar nga burime që Messi nuk e ka kontaktuar asnjërin prej tyre, duke synuar që të jetë neutral në zgjedhje dhe nuk dëshiron të këtë ndikim, pavarësisht a qëndron apo jo ai në Barcelonë.

Kontrata e mëparshme e Messi u bë objekt medial në mediat spanjolle pasi që gazeta El Mundo botoi detale të kontratës së tij me vlerë 555 milionë euro.

Raporti thekson që në marrëveshjen katër vjeçare, të cilën argjentinasi e kishte nënshkruar më 2017, përfshihen të ardhura fikse dhe pagesa për bonuse të cilat llogaritën deri në 138 milionë euro të ardhura vjetore.

Messi tashmë ka në xhep 510 milionë euro, ku pritet që të marrë edhe 45 milionë të tjera gjatë gjashtë muajve, me El Mungo që thotë se 33 vjeçari është sportisti më i paguar në histori të sportit profesionist.

Barcelona ka lajmëruar zyrtarisht se e ka për synim të merr masa ligjore për ata që e kanë plasuar lajmin kurse Goal mëson se ekipi i Messi po shikon se kënd ta paditë, por që zyrtarisht ende nuk ka zyrtare asgjë.

TAGS