“Po, të dua”/ Aktori i njohur i propozon modeles 33 vite më të vogël

“Po, të dua”/ Aktori i njohur i propozon modeles 33 vite më të vogël

Dy personazhet e njohur, Wayne Lineker dhe Chloe Ferry, kanë zbuluar së fundmi se janë fejuar. Aktori 58-vjeçar i ka propozuar me një unazë diamanti modeles seksi, e cila ka thënë “Po”.



Ylli 25-vjeçar i “Geordine Shore” ka pozuar krah partnerin të saj dhe nuk ka ngurruar që të tregojë unazën që mori dhuratë.

“Ajo tha Po! Të dua Chloe Ferry”, shkruante aktori krahas fotove ku shfaqej me modelen, ndërsa kjo e fundit komentonte: “Po, të dua”.

Por duket se ka shumë njerëz që dyshojnë te kjo dashuri, pasi shprehen se nuk është e vërtetë. Sipas tyre është gjithçka një shaka.

“Daily Mail” shkruan se ata të dy kanë krijuar një shoqëri mjaft të mirë gjatë xhirimeve të serisë më të fundit të “Celebs Go Dating”.

Kujtojmë se 58-vjeçari është baba i katër fëmijëve dhe është divorcuar dy herë deri tani.

TAGS