“Po plakeni duke vjellë tangërllëk”, Kledi Bahiti u kthehet ashpër  artistëve që kritikuan këngën e Peristerit: Ata që s’kanë b***ë të rrinë…

“Po plakeni duke vjellë tangërllëk”, Kledi Bahiti u kthehet ashpër  artistëve që kritikuan këngën e Peristerit: Ata që s’kanë b***ë të rrinë…

Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” me këngën “Karma’. Ashtu si çdo vit për fituesin pati kontestime dhe madje kënga e Anxhelës u komentua gjatë.



Një ndër këngëtarët që doli hapur kundër Peristerit, ishte Enxhi Nasufi, e cila bëri një postim thumbues në rrjete sociale për kolegen e saj.

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”- shkroi ajo.

Ndërsa u duk se dhe Rosela Gjylbegu hodhi kunja. Ajo publikoi një shprehje me spec të Dritëro Agollit dhe falenderoi të gjithë ata që e kishin mbështetur gjatë festivalit.

Mirëpo kantautori Kledi Bahiti, që ka bërë muzikën dhe orkestrimin e “Karma” ju është kthyer sot ashpër të gjithë atyre që dolën kundër këngës së Anxhelës.

“Ata që s’kanë b***ë të rrinë në treg e që kanë bërë vetëm dy këngë gjithë jetën e tyre mos të na çajnë shumë fërnellën… po plakeni duke vjellë tangërllik dhe fodullëk për disa merita që kaq shumë i keni kërkuar, epo keq më vjen arti është hof të shof… respekte”, ka shkruar Kledi shoqëruar në fund me emojin e gishtit të mesit.

TAGS