Po këndonte në skenë, sëmuret Aleksandër Gjoka, dërgohet me urgjencë në spital

Po këndonte në skenë, sëmuret Aleksandër Gjoka, dërgohet me urgjencë në spital

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë.

Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

Menjëherë në pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pësuar rritje të tensionit të gjakut dhe pasi ka marrë mjekim, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Aleksandër Gjoka ishte i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku mr Redon Makashin dhe Elton Dedën.

TAGS