Po e kërkonte Tottenham, Erik ten Hag zyrtarizon të ardhmën e tij

Po e kërkonte Tottenham, Erik ten Hag zyrtarizon të ardhmën e tij

Ajax ia zgjatë kontratën Erik ten Hag.

Ajax dhe Erik ten Hag kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023.

Ten Hag ka qenë trajneri kryesor i ekipit të parë të Ajax që nga 1 janari 2018 dhe këtë gjë do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.

Ai është treguar shumë i suksesshëm ndër vite më këtë klub, ku madje edhe janë kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve me ç’rast kanë zënë vendin e tretë.

Këtë sezon, skuadrës së Ten Hag iu nevojitet një pikë në katër ndeshjet e mbetura, për t’u shpallur kampion të Eredivisie 1.

Së fundmi, ai ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në klubin e Tottenham, mirëpo tani janë shuar të gjitha zërat pas rinovimit të tij.

TAGS