Plasin mosmarrëveshjet mes PSG dhe Juventus, shkak Icardi
Paris Saint-Germain dhe Juventus janë në mosmarrëveshje për një marrëveshje të mundshme të janarit për Mauro Icardin zbulon Calciomercato.
Bianconerët janë të etur për të nënshkruar me 28-vjeçarin në formë huazimi, por PSG janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë në mënyrë të përhershme,përcjell ORAinfo.
Icardi është shfaqur në radarin e Juves teksa ata kërkojnë një zëvendësues për Alvaro Morata, i cili ka qenë i lidhur fort me Barcelonën, por ata do të duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre në mënyrë që të mbyllin një marrëveshje me PSG./ORAinfo/