Plas sherri mes dy konkurentëve më të fortë në Big Brother VIP

Plas sherri mes dy konkurentëve më të fortë në Big Brother VIP

Plas sherri mes dy konkurentëve më të fortë, Donaldi dhe Iliri zihen keq.

Prej ditësh banorët e shtëpisë së Big Brother janë ndarë në dy grupe dhe duket se “lufta” kryesore është mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshaj dy nga konkurrentët që konsiderohen si më të fortit.

Ka disa puntata që ata kanë pasur zënka por natën e sotme duket se ka degraduar si kurrë më parë.

Me ofendime e tone të larta dyshja janë kapur keq me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi pasi banorët ishin mbledhur për korografinë që po bënte Iliri dhe ky i fundit e akuzoi Donaldin se po flet tërë kohës.

Në një nga pamjet shihen Semi dhe Kledi që mundohen ta ndalojnë Donaldin që debati të mos degradojë edhe më shumë.

TAGS