Plas BOMBA: Ronaldo e dëshiron transferimin në PSG

Plas BOMBA: Ronaldo e dëshiron transferimin në PSG

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, beson se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, “do të vdiste” për t’iu bashkuar skuadrës së kryeqytetit francez.

Për sulmuesin e Juventusit u fol shumë se mund t’i bashkohet gjigantit të Ligue 1 këtë verë, por PSG-ja vendosi që ta transferojë Lionel Messin si transferim të lirë pasi i skadoi kontrata me Barcelonën.

Messi iu bashkua Sergio Ramosit, Achraf Hakimit, Georginio Wijnaldumit dhe Gigi Donnarummas, që të gjithë të transferuar te PSG-ja këtë verë.

“Cristiano Ronaldo do të vdiste për të qenë këtu. Kualiteti dhe kuantiteti i lojtarëve në PSG është diçka e veçantë. Nuk ndodh kjo shpesh në klube. Jemi me fat që është transferuar Messi, është më mirë kështu. Messi i takon një kategorie tjetër. E gjuan me gur dhe ai e ndal, e bën atë sikur të mos ishte asgjë. Ai mendon përpara tjerëve. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Kam luajtur me Cristianon, Neymarin, Mbappen, Rooneyn, Van Persien, Ibrahimoviqin, Benzeman dhe Balen dhe të jem i sinqertë, kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Leo është unik. Është shumë e lehtë të luash me të. Nëse vrapon, ai ta jep topin në këmbë”, ka thënë Di Maria për TYC Sport.

TAGS