Plani i madh i Piolit dhe Maldinit për transferimin e një mesfushori

Plani i madh i Piolit dhe Maldinit për transferimin e një mesfushori

Pioli dhe Maldini koordinohen, transferim në mesfushë.

Stefano Pioli dhe Paolo Maldini kanë arritur të gjejnë një emër të përbashkët në mesfushë dhe tashmë pritet të fillojë sulmi për transferimin e tij në San Siro.

Bëhet fjalë për Ryan Sessegnon i cili gjatë një interviste për PianetaMilan.it deklaroi hapur që Milani i pëlqen shumë si skuadër.

Futbollisti u ble 27 milionë euro nga skuadra e Tottenham Hotspur por në 2019 dështoi që të zërë një vend në skuadrën e Jose Mourinhos dhe aktualisht është i huazuar tek skuadra gjermane e Hoffenheim.

Për Maldinin tashmë gjithçka është e qartë, kartoni i mesfushorit anglez është shumë lehtë i arritshëm dhe e vetmja gjë që nuk është akoma e qartë është nëse ai do transferohet në merkaton e janarit ose gjatë verës.

TAGS