Planet për një martesë të dytë, Eneda Tarifa: Jam e hapur, por…

Planet për një martesë të dytë, Eneda Tarifa: Jam e hapur, por…

Eneda Tarifa, këngëtarja shumë e dashur për publikun, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Shiko lush luan”. Si rrallëherë, ajo ka folur rreth jetës së saj private duke deklaruar se është e hapur për një martesë të dytë.



Eneda theksoi se dasmat duhet të jenë fryt i një dashurie të madhe dhe nëse i vjen, atëherë do ta pranojë. Megjithatë, ajo shtoi se aktualisht nuk është në kërkim, pasi ndihet rehat kështu siç është.

“Unë mendoj se dasma duhet të vijë si fryt i një dashurie të madhe dhe mendoj se nëse vjen pse jo. Nuk jam e mbyllur ndaj një martese të dytë, por nuk e kërkoj. Nuk jam duke e kërkuar fare. Jam shumë mirë kështu”, u shpreh Eneda.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Eneda nuk ka krijuar ende një lidhje të re të paktën publike.

 

TAGS