Pioli me ndyrshimin të madh në formacion, po mendon të aktivizojë 5 futbollistë që nuk ishin titullar ndaj Interit

Pioli me ndyrshimin të madh në formacion, po mendon të aktivizojë 5 futbollistë që nuk ishin titullar ndaj Interit

Ndryshim total! Pioli po mendon të aktivizojë 5 futbollistë që nuk ishin titullar ndaj Interit.

Milani rikthehet të luajë grupet e Europa League, pasi hera e fundit ishte me Gattuso në stol në vitin 2018. Kuqezinjtë në dhjetor të atij viti do të luanin ndeshjen e fundit ndaj Olympiacos, duke u eliminuar.

Stefano Pioli kërkon vëmendje dhe angazhim, duke mos e injoruar kupën europiane, pasi Milani është një klub me traditë dhe histori jashtë Italisë, ndaj duhet të respektojë fanelën.

Megjithatë, ndeshjet e afërta dhe kalendari i ngjeshur, shto këtu mungesat, bëjnë që të ketë pak rotacion dhe ndryshime në formacion.

Kështu, për natën e sotme ndaj Celtic në Skoci, trajneri kuqezi sipas “Sky Sport” po mendon për pesë ndryshime!

Kundërshtari quhet Celtic dhe karakterizohet nga një aftësi e madhe drejtimi dhe forcë fizike. Arsyeja pse trajneri Pioli po mendon për një ndryshim masiv vjen për të përballuar lodhjen pas derbit të së shtunës.
Ndeshja kundër Interit i mori energji kuqezinjve, si fizike ashtu edhe mendore.

Nga minuta e parë pritet të aktivizohen Diaz, Castillejo, Tonali, Dalot dhe Krunic, që është ende në balotazh deri në fund me Rafael Leao.

Hiq Calhanoglu (i dëmtuar), Saelemaekers, Bennacer dhe Calabria do të ulen në stol.

TAGS