Përtypni aspirinën për efekt maksimal

Përtypni aspirinën për efekt maksimal

Personat të cilët kanë pasur dhe kanë probleme me zemrën, kanë shumë më tepër dobi nga aspirina nëse e përtypin atë, sesa kur e marrin në formë tablete të zakonshme, sugjeron studimi i publikuar në revistën “Stem Cells”.

Këtë konkludim e ka marrë ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, të cilët kanë studiuar se cila formë e aspirinës ka efekt më pozitiv te pacientët të cilët kanë pasur probleme me zemër.

Pacientët pjesëmarrës në studim janë ndarë në tre grupe:

– Grupi që e ka gëlltitur aspirinën e zakonshme,

– Grupi i cili e ka përtypur tabletën e zakonshme të aspirinës dhe

– Grupi i cili e ka përtypur aspirinën e prodhuar veçanërisht për këtë qëllim.

Duke llogaritur nivelin e barit në gjak, ekipi studiues ka zbuluar se aspirina e cila mund të përtypet vazhdimisht kishte pasur absorbim më të madh dhe më të shpejtë në krahasim me aspirinën e zakonshme.

TAGS