Përse shkencëtarët janë duke kërkuar për barna në oqean?

Përse shkencëtarët janë duke kërkuar për barna në oqean?

Përderisa hulumtimet mjekësore në gjetjen e mënyrave për përmirësimin e shëndetit janë duke vazhduar, disa shkencëtarë kanë kthyer të gjithë vëmendjen tek oqeani, për arsye se ata besojnë se ujërat kanë disa materie, të cilat konsiderohen të efektshme për luftimin e sëmundjeve.

Pasuria dhe misteri i botës së thellë të oqeaneve ka tërhequr shkencëtarët për të eksploruar. Kafshët, bimët dhe mikrobet, banuese të oqeaneve dhe detit kanë evoluar aq shumë kohëve të fundit.  Mirëpo pse shkencëtaret janë fokusuar aty për të gjetur barna për trajtimin e sëmundjeve?

Ekziston një numër i madh i arsyeve pse jeta në det është zhvilluar kaq shumë dhe është bërë tërheqëse edhe në lëmin e mjekësisë. Këto krijesa të ujit kanë një sistem relativisht primitiv. Ato duhet të mbrojnë veten nga organizmat e tjerë, të organizojnë ciklin e riprodhimit dhe të sinkronizojnë krijimin e vezëve në raport me mjedisin. Të gjitha këto procese kanë nevojë për molekula biologjike të specializuara, të cilat mund të kryejnë punë edhe për njeriun.

Evidencat e para, kur njerëzit kanë filluar të përdorin oqeanin për të zbuluar barna datojnë shumë kohë më parë në Kinë.

Një ndër shembujt më të mirë të mjekimeve që janë krijuar nga speciet e detit janë nga krimbi i quajtur Conus Magus. Bari i krijuar nga ai quhet Ziconotid, dhe përdoret për lehtësim të dhimbjes, si dhe ka më shumë potencial se morfina. Njerëzit mund ta përdorin atë për të trajtuar dhimbjen kronike, në raste të kancerit, HIV-it apo çrregullimeve të tjera nervore.

Edhe në fushën e kancerit janë duke u bërë shumë kërkime për gjetjen e një kure. Disa shkencëtarë besojnë se kjo kurë mund të burojë nga kimikalet, që speciet e ujerave të thella përmbajnë.

Sipas Qendrës për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve një çështje tjetër e rëndësishme për shëndetin publik është rezistenca antibiotike. Për këtë problem shumë shkencëtarë janë fokusuar në shtresën e jashtme të lëkurës së disa peshqve, në tentim të krijimit të një trajtimi efektiv në luftimin e patogjeneve në organizmin e njeriut.

Problemet e tjera, që ekspertët po tentojnë t’i zgjidhin me anë të krijimit të barnave nga speciet e oqeaneve janë edhe rezistenca anti fungale, trajtimin e disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve të tjera deri më tani të pashërueshme. /Gazeta Express.

TAGS