Përkundër masave të COVID-19, qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë

Përkundër masave të COVID-19, qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë

Qindra tifozë mblidhen për ta pritur Ronaldon në Barcelonë, përkundër masave të COVID-19.

Cristiano Ronaldo është përshëndetur nga qindra tifozë pas arritjes në Barcelonë, të cilët ishin mbledhur pranë hotelit të ekipit të Juventusit në qytetin spanjoll, duke i shpërfillur masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit.

Juventusi do të përballet me Barcelonën sonte në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Megjithëse masat për mbrojtje nga COVID-19 në Barcelonë janë mjaft të forta, qindra përkrahës ishin mbledhur për ta mirëpritur portugezin në Katalonjë.

Tifozët e mbledhur brohoritën thirrjen e famshme të Ronaldos: “Siuuuuuuuu”, e cila ushton nëpër stadiume kur portugezi feston pas shënimit të golit.

Duke qenë se të dy skuadrat janë kualifikuar tashmë në rundin e 16 më të mirëve, e gjithë vëmendja është në duelin Ronaldo vs Messi.

Kjo është hera e parë që Messi dhe Ronaldo do të takohen që prej vitit 2018, kur portugezi iu bashkua Juves nga Real Madridi.

Ronaldo kishte munguar në ndeshjen e parë që Barcelona e fitoi 2:0 kundër Juves në Torino, për shkak të infektimit me koronavirus.

TAGS