Perisic: Inter mund ta mposhtë secilën skuadër

Perisic: Inter mund ta mposhtë secilën skuadër

Vetëm dy ditë pasi Juventus mbylli parakohe garën për titullin e kampionit në Serie A, Ivan Perisic ka dhënë një deklaratë befasuese.

Anësori kroat i cili aktivizohet me skuadrën e Inter, ka shprehur besimin se skuadra e tij mund të mposhtë çdo skuadër.

Këto fjalë, Perisic i ka thënë pikërisht para derbit me skuadrën e Juventus, të cilin Inter e luan në fundjavë.

‘Zi kaltrit’ lëshuan pikë në fundjavë në derbin me Romën dhe do të mundohen që një gjë të tillë ta shmangin kundër ‘Zonjës së vjetër’.

“Ne mund ta mposhtim këdo: Tani po mendojmë për Juven. Ne duam të sigurojmë pozitën e tretë në tabelë. Gjëja e rëndësishme është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve” ka thënë kroati, transmeton lajmi.net.

“Ne e njohim Juventusin, ata kanë fituar ‘Scudetton’ në tetë vitet e fundit. Ata janë të fortë dhe do të vijnë këtu për fitore, kështu që duhet të jemi më të fortë se ata” ka shtuar lojtari.

“Gjatë javës ne jemi përgatitur për këtë ndeshje. Ne kemi atë që na duhet për t’i mposhtur ata, edhe pse na duhet përmirësim në konkretizimin e aksioneve.”

“Ne po krijojmë shumë shanse, por po dështojmë t’i përfundojmë ato” ka shtuar ndër të tjerash Perisic.

Fitorja e fundit për ‘Nerazzuri’ ndaj ‘Zonjës së vjetër’ erdhi në shtator të vitit 2016, me kroatin i cili shënoi në fitoren 2:1. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS