Përfundon “telenovela”, Leonardo tregon nëse Mbappe po largohet nga PSG

Përfundon “telenovela”, Leonardo tregon nëse Mbappe po largohet nga PSG

Leonardo, nuk është i shqetësuar për të ardhmen e Kylian Mbappe mes thashethemeve të vazhdueshme që e lidhin atë me Real Madrid, pasi që drejtori sportiv të Paris Saint-Germain këmbëngul se ai nuk do të largohet në fund të këtij sezonit.

Madridi u përpoq të tranferonte Mbappen nga PSG në dritaren e transferimit të verës duke paraqitur tre oferta të mëdha, e fundit prej të cilave thuhet se arriti në 220 milion euro (190 milion//262 milion)) në ditën e afatit të fundit të transferimeve, përcjell ORAinfo.

Gjigantët e Ligue 1 refuzuan përpjekjet e Blancos pavarësisht se sulmuesi hyri në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe Leonardo shpreson se një pasuri e çmuar do të mbetet në Parc des Princes përtej fushatës 2021-22./ORAinfo/

TAGS