Përfundon takimi Maldini-Stipic, mësohet se a u arrit marrëveshja për rinovimin e Calhanoglu

Përfundon takimi Maldini-Stipic, mësohet se a u arrit marrëveshja për rinovimin e Calhanoglu

Përfundon takimi Maldini-Stipic, nuk ka marrëveshje për rinovimin e Calhanoglu.

Ka zgjatur rreth 4 orë takimi i menaxherit të turkut Calhanoglu, Gordon Stepic dhe dy drejtuesve të Milanit, Federico Massara e Paolo Maldini, megjithatë në fund nuk ka pasur “tym të bardhë” për rionovimin e kontratës së fantazistit.

Gjithsesi në përfundim të takimit, menaxheri Stipic u shpreh mjaft i kënaqur me ecurinë e negociatave dhe pranoi se në ditët e ardhshme do të ketë një tjetër takim mes palëve, që do të jetë vendimtar për zgjatjen e bashkëpunimit.

Takimi i radhës pritet të mbahet në javën e dytë të janarit, kur palët të ketë reflektuar për ofertat dhe kërkesat e diskutuara sot dhe pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e turkut Hakan Calhanoglu.

Kontrata e këtij të fundit skadon në muajin qershor dhe nëse nuk rinovon, do të largohet me parametra zero, ndërsa kërkesat nuk i mungojnë, pasi për të kanë shprehur interes klube si Juventus e Inter në kampionatin italian.

Aktualisht palët ndahen te paga e mesfushorit turk, pasi menaxheri pretendon një rrogë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, kundrejt 3.5 milionë euro që është gati të paguajë Milani, ndonëse në Itali janë të bindur që marrëveshja mund të arrihet për një shifër prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.

TAGS