Përfundon ndeshja mes Kosovës U17 dhe Sllovenisë U17

Përfundon ndeshja mes Kosovës U17 dhe Sllovenisë U17

15:29 |

Pak ditë pasi morën vëmendjen e gjithë botës për barazimin 1:1 me kampionët e Evropës, Holandën U17, ‘Dardanët’ e rinj janë ndalur nga Sllovenia.

Kosova U17 është mposhtur 2:0 në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur nga të rinjtë e Sllovenisë, shkruan lajmi.net.

Sesko në minutën e 12-të të takimit kaloi Slloveninë në epërsinë 1:0,  ndërsa Zejsek në minutën e 85’, vendosi rezultatin përfundimtar.

I ngjajshëm

Kosova nga minuta e 63’ luajti me një lojtar më pak, pasi Hoti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.

Përballja e fundit e Kosovës do të jetë ajo kundër Uellsit, që luhet pas tri ditësh./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

15:31 |

TAGS