Përfshihen nga flakët ambientet e Piramidës në Tiranë, zjarrëfiksëset në vendngjarje

Përfshihen nga flakët ambientet e Piramidës në Tiranë, zjarrëfiksëset në vendngjarje

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë ambientet e Piramidës tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.



Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por burimet zyrtare bëjnë me dije se ka pasur vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.