Perezit i kërkohet ta transferojë Messin

Perezit i kërkohet ta transferojë Messin

“Florentino, blije Messin”.

A do të qëndrojë apo do të largohet? Tashmë flitet shumë për të ardhmen e Lionel Messit, që mund të jetë larg Barcelonës.

Manchester City duket skuadra më e interesuar 33-vjeçarin, derisa tani legjenda e Argjentinës, portieri tashmë në pension dhe ish trajneri i Atletico Madrid, Jorge D’Alessandro, i ka dërguar një mesazh Florentino Perezit: “Blije Messin”.

Në ‘El Chiringuito de Jugones’ Jorge tha se blerja e Messit do të ishte goditja më e madhe në historinë e futbollit dhe ekonomikisht, për shkak të rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit dhe për shkak të lojtarit se kush është Leo – Madridi do të ndryshonte edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Natyrisht, një gjë e tillë është shumë, shumë vështirë për t’u realizuar, duke e ditur historinë mes dy klubeve, por edhe ajo se çfarë i ka dhënë Barça Messit për 20 vjet – vështirë se do të bënte një lëvizje të tillë që në Barcelonë do ta quanin si Luis Figon “Tradhtar”.

TAGS