Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Teuta sfidon Kukësin, Tirana “peshkon” Bylisin

Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Teuta sfidon Kukësin, Tirana “peshkon” Bylisin

Kupa e Shqipërisë do të finalizohet më 2 Gusht.



Shorti i hedhur sot në ambiente e FSHF-së përcaktoi dhe dy çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kukësi do të synojë të mbrojë trofeun, por për këtë do të luajë ndaj Teutë. Verilindorët që janë distancuar për titullin, e shohin këtë turne si ngushëllim të denjë.

Tirana do të luajë kundër Bylis, një skuadër që e nisi fuqishëm kategorinë Superiore, por ra me kalimin e javëve. Ballshiotët do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi më 2 Korrik, ndërsa Kukësi do të luajë në Elbasan Arena.

Ndeshjet e kthimit janë programuar në 15 Korrik ndërsa finalja e madhe në 2 Gusht.

TAGS