Për “faj” të Donaldit doli nga shtëpia, shpërthen keq Dagz

Për “faj” të Donaldit doli nga shtëpia, shpërthen keq Dagz

Ai nuk është pjesë e Big Brother Albania Vip.

Pas eliminimit të martën mbrëma nga loja zinxhir, DJ Dagz ditën e sotme dha intervistën e parë për “Big Brother VIP FunClub” ashtu siç është edhe marrëveshja, ai ka folur për lojën që u zhvillua ku doli në nominim me të dashurën e tij, Einxhel Shkirën.

Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz u shpreh se është ndjerë i prekur nga zgjedhjet e banorëve e sidomos të aktorit, Donald Veshaj me të cilin tha se ka pasur raport shumë të mirë.

“Nëse do të kishta qenë brenda, do të kisha vepruar si Einxhel, ndoshta edhe më keq. Ajo që bëri Donaldi është shumë e rëndë për mua. Nëse do të kishte ndodhur jashtë do të ishta prekur shumë, por e gjykoj si format “Big Brother VIP” që në fund të fundit është një lojë. Unë këtu nuk çuditem për asgjë dhe për asnjë.”- tha ai.

Ndërkohë, ai theksoi se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në debatet midis Donaldit dhe Einxhel dhe ka pritur nga Donaldi që të kujdeset për të, siç do të kujdesej dhe ai për Beatrix.

“Do të doja t’i kisha thënë Donaldit që ai ka një vëlla jashtë që mund të kujdeset për Trixën, të njëjtën gjë e pres dhe nga ai në lidhje me Einxhel. Nëse në jetën jashtë dikush do të ishte sjellë si Donaldi me të dashurën time, do ta kishte pësuar shumë keq”, përfundoi ai.