“Për Emin dua një motër, ja kujt i ngjan më shumë…” Jonida Vokshin flet për jetën pas lindjes së vajzës

“Për Emin dua një motër, ja kujt i ngjan më shumë…” Jonida Vokshin flet për jetën pas lindjes së vajzës

Në muajin qershor të këtij viti, aktorja dhe moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë me një vajzë, e cila e ndryshoi rrenjësisht jetën e saj për t’i dhuruar momentet më të bukura dhe emocionet më të veçanta.



Në një intervistë të dhënë për Revista Ëho Jonida ka zbulur ii kanë qenë muajt e parë të prindërimit, si e ka shijuar ajo verën 2020 duke u kujdesur maksimalisht për të voglën e saj dhe çfarë na bën më shumë kuriozë, kujt i ngjason më shumë Emi.

“Kjo verë ka qenë ndryshe nga cdo verë e jetës sime, për shkak të ardhjes në jetë të vogëlushes sime, Emi. Ajo ka qenë dhe është impenjimi im kryesor, kemi bërë edhe pushime bashkë. Pa lënë me një anë sigurisht punën time, qiuzzin që bëj prej 1 viti në Prishtinë dhe planet për disa projekte të tjera. Ajo tregon se muajt e parë me të voglën e saj kanë qenë më te bukurit e jetës së saj.

“Muajt më të bukur të jetës sime. Nuk shkëputem dot asnjë sekondë prej saj. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se Emi për mua”- ka thënë Jonida.

Vera e 2020-ës për Jonida Vokshin ka qenë totalisht dedikuar familjes , prindërve, Emit dhe Besnikut.

“Kjo ka qenë vera dedikuar totalisht familjes sime, me prindërit, Emin dhe Besnikun. Kemi shëtitur së bashku në destinacione të ndryshme të Shqipërisë. Emit i pëlqen shumë të udhëtojë”- ka thënë më tej moderatorja bukuroshe.

Po kujt i ngjan Emi?!

“Eh, pyetje 1 milion dollarëshe kjo (qesh shumë). Unë mendoj që më ngjan mua, Besniku thotë që është kopja e tij, kështuqë ju lutem mos vini gishtin në plagë (qesh shumë).
Përtej shakasë, Emi është ende shumë e vogël dhe po ndryshon përditë, ndaj është herët për ta përcaktuar kujt i ngjason më shumë”- ka thënë Jonida.
Jonida është shprehur që dëshiron shumë që Emi të ketë një motër pasi mendon se është një bekim kur janë dy motra, por edhe një djalë e do. Pra Jonida ka shumë dëshirë të ketë një familje të madhe.

“Dua shumë që Emi të ketë një motër, pasi mendoj që është bekim në jetë kur janë dy motra. Unë do kisha dashur shumë një të tillë për vete. Por dhe një cun e dua (qesh shumë). Besoj ta dhashë përgjigjen (qesh shumë)-përfundon moderatorja.

TAGS