Pëlqehet kënga “1 Shans” e Albërie Hadërgjonajt, ‘shpërthen’ me klikime

Pëlqehet kënga “1 Shans” e Albërie Hadërgjonajt, ‘shpërthen’ me klikime

Pëlqehet kënga “1 Shans” e Albërie Hadërgjonajt, ‘shpërthen’ me klikime

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj është mjaft aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.

E fundit këngë e publikuar nga ajo është “1 Shans”, në bashkëpunim me këngëtarin Fatmir Sufa, shkruan lajmi.net.

Ky projekt ritmik është realizuar nga kompozitori Alban Furtuna, gjersa tekstin e kanë shkruar Gussi dhe Fatmir Sufa.

Këngëtarja nga Deçani vjen mjaft e veçantë edhe në videoklip, e cila ka mahnitur të gjithë me dukjen e saj atraktive.

Se është pëlqyer ky projekt shihet edhe në klikimet që ka marrë në platformën YouTube, ku për pak muaj numëron mbi 3 milionë shikime.

Këngëtarja Hadërgjonaj, ka paralajmëruar këngë të reja që pritet t’i lansojë në ditët në vijim. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS