Patrisi thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Tuna

Patrisi thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Tuna

Patris Berisha flet për ndarjen nga Tuna: Është e komplikuar.

Muzikanti Patris Berisha, dhe vëllai i tij, këngëtari Robert Berisha kanë qenë të ftuarsë fundmi në emisionin “Soiree”.

Patrisi është pyetur për raportet e tij me Tunën, pasi kjo e fundit ka tash e sa kohë që është shpërngulur bashkë me djalin në Shkup.

Ai e bëri të qartë se nuk janë bashkë më me Tunën, por e mbajti statusin e lidhjes së tij si “të komplikuar”.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha.

Tutje, Patrisi u pyet edhe për atë se si i mban tani kontaktet me nënën e djalit të tij, duke theksuar se komunikojnë përmes e-mailit.

“Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patrisi.

Përndryshe, Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian.

TAGS