Paskemi dasmë, Olsi dhe Egli vendosin datën e martesës

Paskemi dasmë, Olsi dhe Egli vendosin datën e martesës

Olsi Bylyku i ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E diell” ka zbuluar se ai dhe Egli kanë menduar të bëjnë një dasmë duke treguar edhe datën.


Olsi tha se ata janë midis dy datave: 13 ose 14 gusht 2023.

Aktori foli edhe për tradhtinë duke lënë të kuptohet se as nuk e ka menduar megjithëse e kanë gjuajtur.

Olsi tregoi edhe për takimin e parë me vjehrrën që ndodhi rastësisht.

“Isha duke pirë kafe me Eglin, i shkruajti mami dhe tha duhet të iki ta takoj. Po le të vijë këtu i thashë dhe u takuam. E çuditshme, por s’kisha ndonjë emocion edhe pse ishte vjehrra e parë që takoja, s’kam takuar vjehrra tjera”.

“Kam super vjehrrë, e sjellshme, e mirë, më shkruan mesazhe sa herë nxjerr ndonjë material, më pëlqen shumë kur gatuan byrek me qepë e domate dhe byrek me qumësht, e qan”, u shpreh Olsi.