Pasi u shpall kampion, Milan merr këtë vendim për të ardhmen e Tomorit

Pasi u shpall kampion, Milan merr këtë vendim për të ardhmen e Tomorit

Titulli kampion duhet edhe të ruhet. Ky është synimi i Milan.

Milan janë shpallur kampionë të Serie A këtë sezon dhe tashmë kanë nisur planet për të ruajtur fondin e lojtarëve.

‘Telegraph’ raporton se ‘Rossoneri’ i kanë ofruar një kontratë të re qendërmbrojtësit anglez, Fikayo Tomori.

Tomori ka tri vite të mbetura në kontratën e tij, por mediat britanike thonë se Milan dëshiron të përmirësojë kontratën, përcjell lajmi.

Anglezi shkoi te Milan nga skuadra e Chelsea dhe u kthye në një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes.

Tomori pritet të ketë një partner të ri në mbrojtje, me Sven Botman që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘San Siro’, gjatë merkatos së verës.