Reperi i njohur kosovar, Getinjo, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
I tillë është akoma më shumë pas ribashkimit me Vivien, me të cilën u lidhën sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, përcjell ORAinfo.
Pas ribashkimit, u përfol se dyshja po bëhen prindër për herë të parë, por që nga ta nuk u dha ndonjë konfirmim apo mohim.
Ndërkaq, sa i përketë anës profesionale, Getinjo vazhdimisht është aktiv me projekte të reja, ku një të tillë e ka paralajmëruar edhe me postimin e fundit./ORAinfo/