Pasi publikoi këngën e re, Dua del për blerje me të dashurin

16:31 | 1 Nentor 2019
Foto: Splash News
16:31 | 1 Nentor 2019
Dua Lipa po relaksohet pas publikimit të këngës së re.
Dua Lipa sot publikoi projektin e ri muzikor me titull “Don’t Start Now”, të cilin ka kohë që e kishte paralajmëruar, shkruan lajmi.net.
Teksa po shijon suksesin e kësaj kënge, Dua doli të relaksohej bashkë me të dashurin, me të cilin ndau një foto në Instagram.
Dyshja gjendeshin në një dyqan të çantave, ndërsa u ndalën para pasqyrës për të realizuar një foto, ku shihet Anwar duke puthur Duan.
Kujtojmë se Dua Lipa është duke punuar edhe rreth albumit të ri, i cili do të përfshijë disa projekte të reja. /Lajmi.net/